Shkencëtarët amerikanë me sukses kanë arritur që zemrën e vdekur ta bëjnë përsëri të rrahë në kushte laboratorike. Shkencëtarët nga Qendra për Riparime Kardiovaskulare në Universitetin e Minnesotas, thanë se kjo mund të çojë në krijimin e organeve për transplantim tek njerëzit.
Në kërkimin e botuar në revistën "Nature Medicine", shkencëtarët thanë se ata i kanë hequr qelizat nga zemra e minjve të vdekur, por e kanë lënë të paprekur strukturën themelore të zemrës. Kjo strukturë pastaj është injektuar me qelizat nga zemra e minjve të sapolindur dhe është lënë të rritet. Përfundimisht, thanë ata, zemrat filluan të rrahin përsëri.