VJENË

Nëse Perëndimi do të njihte pavarësinë e Kosovës, Serbia do të reagonte dhe kërkonte partnerë të rinj strategjikë te shtetet që e respektojnë integritetin e saj territorial, ka thënë sekretari shtetëror për Kosovën. Dushan Prorokoviç i tha gazetës austriake "Standard" se Beogradi "do të duhej energjikisht të reagojë" nëse një pjesë e vendeve të BE-së do të njihnin Kosovën, sepse kjo do të ishte "shkelje e ashpër e integritetit territorial të Serbisë".
Ndërkohë, presidenti serb Boris Tadiç ka deklaruar se Serbia me mjete paqësore do ta mbrojë Kosovën. "S'mund ta mbrojmë Kosovën nëse nuk integrohemi në Evropë, dhe as që mund të hyjmë në Evropë pa stabilitet nëse mbetemi pa një pjesë të territorit tonë", ka thënë Tadiç.