ABU DABI

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Energjinë Bërthamore dhe Irani janë pajtuar për një afat katër javor të qartësojnë të gjitha çështjet e mbetura sa i përket mosmarrëveshjeve me Teheranin për aktivitetet bërthamore. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Gordon Johndroe tha se marrëveshja nuk do të zgjatë për shumë kohë. Ai tha se për Iranin përgjigja e pyetjeve për aktivitetet e kaluara bërthamore është "hap përpara", por ende nevojitet të pezullojë pasurimin e uraniumit.