TEHERAN

Drejtori i Agjensisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Mohammad ElBaradei, sot u takua me liderët iranianë në Teheran. Ai po përpiqet ta shtyjë Iranin që të përshpejtojë bashkëpunimin për zgjidhjen e çështjes së aktiviteteve bërthamore. Perëndimi ka shqetësime se ky program ka për qëllim prodhimin e armatimit atomik, por Irani këtë e hedhë poshtë. ElBaradei u takua me presidentin iranian Mahmud Ahmadinejad dhe me liderin suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.