BEOGARD

Shtetet e Bashkuara janë të dëshpruara me vendimin e autoriteteve zgjedhore në Serbi, që përfaqësuesve të ambasadave amerikane dhe të asaj britanike, të mos u lejohet vëzhgimi i zgjedhjeve presidenciale në Serbi, ka thënë sot, Rian Harris nga ambasada amerikane në Beograd. Komisioni republikan i zgjedhjeve në Serbi mbrëmë ka konfirmuar vendimin e mëhershëm që përfaqësuesve të ambasadës amerikane dhe të asaj britanike të mos u lejohet vëzhgimi i zgjedhjeve të 20 janarit.