UASHINGTON

Guvernatori i New Mexico-s, Bill Richardson hoqi dorë nga gara për nominim presidencial.
Richardson fitoi 5% të votave të demokratëve në New Hampshire dhe 2% në Iowa, ku filloi procesi i selektimit të kandidatëve demokratë dhe republikanë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.