VJENË

Shefi i diplomacisë finlandeze Ilka Kanerva, njëherësh kryesues i rradhës së OSBE-së, ka shprehur brengosjen për "dallimet e thella" ndërmjet vendeve anëtare lidhur me statusin e Kosovës.
Duke paraqitur përparësitë e kryesisë finlandeze para Këshillit të Përhershëm të OSBE-së, ai tha se nuk ka dyshim që kjo organizatë duhet të mbetet aktive në Kosovë.
"Qytetarëve të Kosovës, shqiptarë apo serbë dhe institucioneve vendore iu nevojitet ndihma jonë. Prandaj OSBE-ja do vazhdojë punën në terren për të mirën e tyre", tha ministri i jashtëm finlandez.