NJU JORK

Ish kryeministri britanik, Tony Blair ka edhe një angazhim të ri – është bërë këshilltar i lartë i bankës amerikane JP Morgan. Kjo bankë e treta më e madhja në Shtetet e Bashkuara, njoftoi se zoti Blair do të jetë këshilltar për politikën globale. Një zëdhënës i zotit Blair tha se ky angazhim nuk do të ketë ndikim në punën e tij si i dërguar i posaçëm për Lindjen e Mesme. Gjatë vitit të kaluar ish kryeministri Blair arriti marrëveshjen për publikimin e memoareve të veta, që pritet të sjellin disa miliona dollarë.