RAMALLAH

Presidenti amerikan, George Bush tha sot se beson se një marrëveshje paqësore izraelito – palestineze mund të arrihet para përfundimit të mandatit të tij në postin e presidentit. Në një konferencë për shtyp me presidentin e autoritetit palestinez, Mahmoud Abbas, zoti Bush tha se liderët izraelitë dhe palestinezë e kuptojnë "rëndësinë e shteteve demokratike që jetojnë njëri pranë tjetrit" në paqe dhe se ai është i bindur se ata do të ndërmarrin zgjidhje të vështira nëse është e domosdoshme.
Mëtutje, zoti Bush tha:
- Jam i bindur se me ndihmë të duhur do të lindë shteti palestinez dhe jam i bindur se kur ai të lindë, ky do të jetë hap i madh drejt paqes, tha presidenti Bush.
Kjo është vizita e tij e parë në Izrael dhe në Bregun perëndimor.