BAGDAD

Nga Bagdadi raportohet se të paktën gjashtë veta e humbën jetën dhe rreth 20 u plagosën para zyrës së një agjencie qeveritare, e cila kujdeset për xhamitë dhe tempujt shiitë. Njoftohet se në mesin e të vrarëve është edhe kreu i një grupi lokal shiit, që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara.