PRISHTINË

Shefi I UNMIK-ut Joachim Ruecker është shprehur i gatshëm që të bëjë ndryshimet në Kornizën Kushtetuese, në mënyrë që të vazhdojë mandatin e presidentit nga 3 në 5 vjet. “PSSP ka shprehur gatishmërinë e tij që të amendamentojë dispozitat relevante të Kornizës Kushtetuese, që ndërrojnë mandatin e presidentit nga 3 në 5 vjet. Ndryshimi është në vijë të plotë me rekomandimet që janë bërë më herët nga Ekipi I Unitetit”, ka thënë zyrtari për infromim në UNMIK Rusell Geekie.