TEHERAN

Ministria e jashtme e Iranit sot njoftoi se ka urdhëruar largimin e një diplomati gjerman, për siç është thënë sjellje "jodiplomatike". Zëdhënësi i ministrisë së jashtme iraniane Mohamed Ali Hosseini, që e shpalli këtë njoftim nuk e dha emrin e diplomatit dhe as nuk ofroi informata më të gjëra.