Irani ka kritikuar presidentin e Shteteve të Bashkuara George Bush për turneun në Lindjen e Mesme duke thënë se vizita synon ndërhyrjen në raport ndërmjet vendeve të këtij rajoni. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Mohamad Ali Hoseini vizitën e presidentit Bush e ka cilësuar "propagandë".