Hetuesit britanike sot për herë të parë kanë egzaminuar vendin në të cilin është vrarë ish kryeministrja e Pakistanit Benazir Bhutto me 27 dhejtor të vitit të kaluar. Presidenti Pervez Musharaf ka ftuar ekspertët britanikë t'i ndihmojnë policisë pakistaneze për hetime në përpjekje për tëlarguar spekulimet për përfshirjen e zyrtarëve në vrasjen e Bhuttos. Ndërkaq opozita ka kërkuar hetim të pavaruar nga Kombet e Bashkuara.