NAIROBI

Kombet e Bashkuara kanë shprehur shqetësime se mijëra njerëz në Kenia janë detyruar të braktisin shtëpitë nga dhuna që pasoi zgjedhjet presidenciale. Zëdhënësi i Kombeve të Bashkuara tha se rreth 250 mijë veta janë zhvendosur, ndërsa të paktën 100 mijë njerëz kanë nevojë urgjente për ushqim, ujë dhe strehim. Më shumë se 300 njerëz e humbën jetën në trazirat që shpërthyen pas zgjedhjeve të 27 dhjetorit, për të cilat vëzhguesit e huaj thanë se nuk i plotësuan standardet demokratike.