SOFJE

Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar vdekjen e tre personave dhe kaos në rrugët e Bullgarisë. Si pasojë e borës ka pasur ndërprerje masive të furnizimit me energji elektrike.
Edhe në Rumaninë fqinje temperaturat kanë shënuar 25 gradë nën zero duke shkaktuar bllokimin e rrugëve dhe vonesa në një numër fluturimesh.