PRAGË

Bora dhe të ftohtit që përfshiu një pjesë të Evropës, ka lënë mijëra veta në aeroporte, rrugë dhe në fshatëra të largëta. Një anije transportuese bullgare me 11 anëtarë në bord është fundosur sot nga stuhia në detin Azov. Në pjesën verilindore të Bullgarisë më shume së 300 fshatra kanë mbetur pa energji elektrike ushqim dhe ujë. Moti i ftohtë ka shkaktuar probleme edhe në Rumani, ku 2 aeroportet në Bukuresht janë mbyllur. Disa pjesë të Turqisë dhe Greqisë gjithashtu janë prekur nga të ftohtit.