ISLAMABAD

Presidenti i Pakistanit Pervez Musharaf bëri thirrje për hetimin e vrasjes së ish kryeministres Benazir Bhutto.
"Nuk jam plotësisht i kënaqur me hetimet. Gjithashtu nuk jam i kënaqur lidhur me pastrimin e zonës së ngjarjes. Kjo nuk duhej të bëhet. Kjo nuk është bërë për të fshehur provat por është thjeshtë një paaftësi", tha Musharaf në një konference shtypi në Islamabad.