HELSINKI

I dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari tha se beson se statusi i Kosovës do të përcaktohet në tre muajt e parë të vitit 2008. "Shpresoj dhe besoj se zgjidhja do të bëhet gjatë tre muajve të parë të vitit" tha Ahtisaari dhe shtoi se "është çështje tjetër se si do të duket ajo".
Mëtutje ai i tha agjencisë Reuters, se aktualisht nuk po ndodhë shumë në çështjen e Kosovës pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk po gjen gjuhën e përbashkët. Ahtisaari thotë se nuk ishte i dëshpëruar me mungesën e përparimit në Këshillin e Sigurimit, meqë, sipas tij "asgjë befasuese nuk ka ndodhur".