ISLAMABAD

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve tha se duken të pamundshme zgjedhjet parlamentare të 8 janarit në Pakistan. Kanwar Dilshad tha se Komisioni i Zgjedhjeve do të takohet përsëri të mërkurën që të vendosë për një datë të re. Nesër gjithashtu pritet që presidenti Pervez Musharraf t'i drejtohet kombit.
Më shumë se 40 njerëz e humbën jetën në trazirat në Pakistan që pasuan vrasjen e udhëheqëses së opozitës, Benazir Bhutto.