LUBJANË

Sllovenia prej sot është vendi i parë ish komunist që do të kryesojë Bashkimin Evropian. Kryesimin me 27 vendet e BE-së Sllovenia e mori nga Portugalia, të cilës dje i skadoi mandati 6 mujor.
Në krye të agjendës sllovene gjatë kryesimit me BE-në pritet të jenë çështja e Kosovës dhe marrëveshja e re kushtetuese e Bashkimit Evropian.
Sllovenia planifikon që ta shfrytëzojë historinë e saj si ish republikë jugosllave për të vepruar si urë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ballkanit.