BRUKSEL

Qeveria kalimtare e Belgjikës do të mund ta njohë pavarësinë e Kosovës, deklaroi shefi i diplomacisë belge, Carel De Gucht. "Kjo qeveri është qeveri fuqiplote, ajo mund ta njohë pavarësinë e Kosovës", tha dje De Gucht gjatë një vizite në Mitrovicë, ku janë stacionuar ushtarët belgë në kuadër të KFOR-it.
Pas gjashtë muaj krize, në Belgjikë u formua qeveria kalimtare, mandati i së cilës do të zgjatë deri më 23 mars.
De Gucht gjithashtu është angazhuar për "deklarim të koordinuar" të 27 vendeve anëtare të BE-së lidhur me njohjen e pavarësisë së Kosovës.