KRAFORD

Shtëpia e Bardhë thotë se mesazhi i fundit nga kreu i al-Kaidës, Bin Laden, tregon për nevojën e përmirësimit të situatës në Irak dhe për rëndësinë e misionit ushtarak të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në këtë vend. Zëdhënësi Tony Fratto tha mbrëmë se audioja është përkujtim se qëllimi i al-Kaidës në Irak është bllokimi i demokracisë dhe lirisë për irakianët.
Mesazhi i mbrëmshëm i Bin Ladenit kërkon nga myslimanët që të mos e përkrahin qeverinë irakiane të mbështetur nga amerikanët dhe ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se synojnë kontrollin e naftës së Irakut.