UASHINGTON

Shtëpia e Bardhë tha se presidenti George Bush planifikon t'i vërë veto ligjit të ri për politikat e mbrojtjes, shkaku i ndikimit që mund të ketë në Irak.
Shtëpia e Bardhë tha se një pjesë e ligjit, e hartuar nga ligjvënësit demokratë, mund të çojë në ngrirjen e aseteve të Irakut në SHBA nëse qytetarët amerikanë do ta hedhnin në gjyq Irakun për krimet e kryera gjatë regjimit të Saddam Husseinit.