JERUSALEM

Presidenti i Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas dhe kryeministri izraelit Ehud Olmert do të takohen sot në Jerusalem për t'i vazhduar bisedimet paqësore të filluara në nëntor në konferencën e sponsorizuar nga Shtetet e Bashkuara. Pritet që Abbas të kërkojë nga Olmert që t'i ndalë planet për ndërtimin e qindra banesave të reja në pjesën e kontestuar të Jerusalemit. Dy palët gjithashtu do t'i diskutojnë çështjen e kufijve përfundimtarë, refugjatët palestinezë dhe statusin e Jerusalemit.