Këshilli i Sigurimit është në kontroll të plotë të çështjes së Kosovës tha ambasadori rus në Kombet e Bashkuara Vitali Çurkin.
"NATO-ja dhe Bashkimi Evropian nuk kanë fuqi ta zgjidhin këtë problem", tha Çurkin për mediat. Ai shtoi se nëse Bashkimi Evropian dëshiron të vendosë mision në Kosovë, kjo duhet të miratohet nga Këshilli i Sigurimit.
Çurkin theksoi se çështja e Kosovës diskutohet rregullisht në Kombet e Bashkuara, madje ajo ishte pjesë diskutimi edhe në takimin e tij të fundjavës me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon.