BAGDAD

Policia irakiane tha se 13 veta, përfshirë 11 fëmijë, e humbën jetën kur automjeti, me të cilin udhëtonin është goditur nga një tren. Policia tha se fatkeqësia ka ndodhur të dielën në veri të qytetit Hilla.