UASHINGTON

Në konsultimet e fundit të gjashtë fuqive botërore nuk u arrit marrëveshja për sanksione më të ashpra kundër Iranit për programin e tij bërthamor. Në konferencën në Uashington, morën pjesë diplomatë të lartë nga Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania dhe Franca, të gjithë anëtarë të Këshillit të Sigurimit me të drejtë të vetos, si dhe Gjermania.
Sekretarja e shtetit, Condoleezza Rice tha se të gjashtë vendet ende kanë "dallime taktike" lidhur me kohën për sanksionet e reja të mundshme që synojnë t'i bëjnë trysni Iranit për ta ndalur procesin e pasurimit të uraniumit.