BAGDAD

Ushtria amerikane njoftoi se pjesëtarët e saj kanë gjetur një varrezë masive me 26 trupat të pajetë afër Bagdadit, pranë një qendre për torturë. Sipas ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, kjo qendër për torturë me gjasë udhëhiqej nga al-Kaida në Irak. Ky zbulim afër vendit Muqdadiyah, 90 kilometra në veri të Bagdadit, u bë gjatë operacionit prej 8 e deri më 11 dhjetor. Gjatë këtij operacioni, kishte edhe luftime ndërmjet ushtarëve amerikanë dhe kryengritësve, me ç'rast trupat vranë 24 kryengritës dhe arrestuan 37 të tjerë