NJU JORK

Në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara filloi seanca për Kosovën. Takimi fokusohet në raportin e hartuar nga Treshja ndërkombëtare. Në mbledhje merr pjesë edhe delegacioni i Kosovës, i përbërë nga presidenti Fatmir Sejdiu dhe mandatari për qeverinë e re të Kosovës, Hashim Thaçi. Delegacionin e Serbisë e kryeson kryeministri Vojisllav Koshtunica. Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve të Bashkimit Evropian e mbështesin synimin e Kosovës për pavarësi, ndërsa Rusia e mbështet Serbinë në kundërshtimin e pavarësisë për Kosovën.