NJU JORK

Mandatari për formimin e qeverisë së ardhshme të Kosovës, Hashim Thaçi i tha agjencisë AP se Kosova "është e gatshme për pavarësi". "Ne nuk kemi kohë për të humbur" tha ai dhe shtoi se "ne na duhet vendimi për pavarësi dhe njohje cilësore të botës demokratike". Sipas tij, pavarësia e Kosovës "është garancë për paqe dhe stabilitet në rajon dhe është zgjidhja më e mirë për Shtetet e Bashkuara dhe Evropën".