KIRKUK

Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice po zhvillon një vizitë të paparalajmëruar në Irak. Ajo gjendet në qytetin verior të Kirkukut ku takohet me liderët e këtij rajoni.
Lidhur me vizitën e saj në këtë qytet zonja Rice tha:
"Shtetet e Bashkuara janë shumë të interesuara për të ardhmën e kësaj province shumë të rëndësishme. Kirkuku është rajon shumë kritik", u tha sot Kondoliza Rajs gazetarëve në Kirkuk.