MITROVICË

Përfaqësuesit e Këshillit Kombëtar Serb do të mbajnë sot në Mitrovicë një protestë për të shprehur kundërshtimin ndaj pavarësisë së Kosovës dhe ndaj, sic thuhet, misionit të paligjshëm të Bashkimit Evropian në Kosovë. Protesta e sotme mbahet një ditë para mbajtjes së takimit të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilën do të diskutohet raporti i treshes ndërkombëtare mbi procesin negociator për statusin e Kosovës.
Kryetari i Këshillit Kombëtar për veriun e Kosovës, Milan Ivanoviq, ka thënë se me këtë protestë “qytetarët serbë do të mund të shprehin synimin e tyre për të mbetur qytetarë të Serbisë dhe që Kosova të mbetet pjesë e saj”.