BERLIN

Serbia ka siguruar se nuk do t'i rreket forcës nëse Kosova e shpall pavarësinë, tha ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Franz Josef Jung. "Pala serbe nuk dëshiron të përdorë apo të provokojë dhunë", deklaroi Jung pas takimit me kryekomandantin e NATO-s në Evropë, gjeneralin John Craddock. Jung tha se ka pranuar një letër nga homologu i tij serb, Dragan Shutanovac, ku ai zotohet se nuk do të dërgojë trupa në Kosovë nëse ajo i shkëput lidhjet me Serbinë.
Ministri Jung tha se Gjermania do vazhdojë t'i mbajë 2.800 trupat e saj në kuadër të KFOR-it në Kosovë.