HIROSHIMË

Qyteti japonez Hiroshima sot ka shënuar 62 vjetorin e hedhjes së bombës atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore. Të mbijetuarit, banorët dhe zyrtarët nga e gjithë bota mbajtën një minutë heshtje. Kryeminsitri i Japonisë, Shinzo Abe tha se do të punoj për zhdukjen e armatimit bërthamor. Nga ky sulm, i bërë nga Shtetet e Bashkuara në përpjekje për përshpejtimin e përfundimit të Luftës, u vranë më se 140 mijë njerëz. Tri ditë më vonë, Shtetet e Bashkuara e hodhën edhe bombën e dytë në Nagasaki, duke vrarë 80 mijë njerëz.