UASHINGTON

Presidenti amerikan George Bush dhe presidenti afgan Hamid Kharzai sot do t'i fillojnë bisedimet dy-ditëshe në rezidencën presidenciale Kamp David afër Uashingtonit. Dy liderët pritet të diskutojnë luftën kundër talibanëve dhe militantëve të Al-Kaidës në Afganistan.
Vizita e Kharzait zhvillohet në kohën e pasigurisë për fatin e 21 jug-koreanëve, të cilët mbi dy javë po mbahen peng nga talibanët.
Sot, kryengritësit talibanë kanë vrarë 5 policë afganë dhe plagosur 3 të tjerë në përleshjet në qytetin lindor Kunar.