MOSKË

Rusia ka deklaruar se bisedimet midis serbëve dhe shqiptarëve për të ardhmën e Kosovës mund të fillojnë shumë shpejtë.
"Bisedimet për statusin mund të fillojnë shumë shpejtë natyrisht nëse përmbushet kushti që të jenë bërë përgatitjet e kujdsesshme nga Grupi i Kontaktit" tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme ruse, Mihail Kamini. Ai shtoi se "nuk do të ketë afate kohore artificiale" për bisedimet. Po sot, edhe zyrtarisht Rusia ka bërë të ditur se Aleksander Bortsan Kaçenko do të përfaqësoje Rusinë në bisedimet për statusin.