Albana Isufi
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës mendojnë se zgjidhja më e mirë për Kosovën do të ishte arritja e një kompromisi në Këshillin e Sigurimit. Dragisha Kërstoviq, nga Lista Serbe për Kosovën e Metohinë, thotë se vonesa në shtyrjen e statusit mund të shkaktojë eskalim të situatës në Kosovë. Megjithatë, ai është kundër ideve, që nëse Rusia vazhdon të bllokojë procesin në OKB, çështja e Kosovës t’i kalohet Grupit të Kontaktit. “Kalimi i çështjes në Grupin e Kontaktit, për komunitetin serb nuk është vendim i mirë, sepse konsideroj se përfaqësuesit politikë të serbëve duan që kjo çështje të zgjidhet në Këshillin e Sigurimit”, tha Kërstoviq. Ai pranon se mungesa e vetos së Rusisë në Grupin e Kontaktit bën që serbët të mos pranojnë lehtë kalimin e procesit të statusit në këtë grup. Në anën tjetër, Rada Trajkoviq, nga Këshilli Nacional Serb, është kundër veprimit të njëanshëm nga ana e shqiptarëve të Kosovës, por edhe kundër kalimit të çështjes së Kosovës në duart e Bashkimit Evropian apo të Grupit të Kontaktit. “Si legaliste dhe si njeri që qëndron fuqishëm pas institucioneve dhe funksionimit legjitim të tyre, për mua do të ishte vendimi më i mirë ai që arrihet përmes kompromisit në Këshillin e Sigurimit, sepse cilado zgjidhje tjetër nuk do të ishte në interes të stabilitetit të rajonit dhe në interes të banorëve të Kosovës, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike”, tha Trajkoviq, duke shtuar se çdo veprim i njëanshëm do të shkaktonte probleme të mëdha. “Jam kundër dhe nuk mendoj se do t’i sillte të mirë popullit të Kosovës ndonjë veprim i njëanshëm i shqiptarëve apo i bashkësisë ndërkombëtare. Mendoj se në të kundërtën, kjo do ta fuste popullin në një agoni, sepse edhe vetë e dimë se Serbia nuk ka as ushtri, e as potencial politik e të sigurisë që do ta kontrollonte dhe ta integronte territorin e Kosovës. Por, edhe elita politike shqiptare e di shumë mirë se nuk ka potencial ekonomik, të sigurisë e as politik dhe ende nuk ka mundur ta ndërgjegjësojë popullin për nevojën e jetës së përbashkët. Mendoj se nuk kanë kapacitet për pavarësinë”, tha Trajkoviq. Në anën tjetër, Dragisha Kërstoviq thotë se bazuar në zhvillimet e deritashme, çdo gjë është e paparashikueshme në Këshillin e Sigurimit. Sidoqoftë, ai thotë se klasa politike shqiptare dhe komuniteti ndërkombëtar nuk do të duhej të dërgonin mesazhe për pavarësinë, mund ta komplikojnë situatën si dhe t'i prishin raportet shqiptaro-serbe, që, sipas tij, në këto 8 vjet kanë arritur një relaksim.