KABUL

Ushtria kanadeze njoftoi se trupat e saj i kanë futur sot militantët talibanë në një pritë të ushtrisë së Afganistanit në pjesën jugore të këtij vendi dhe më vonë janë ftuar sulmet ajrore kundër kryengritësve në ikje, duke vrarë së paku 15 prej tyre. Majori Dave Quick tha se operacioni i përbashkët ishte udhëhequr në fshatin Sangsar, në provincën Kandahar. NATO-ja dhe forcat e udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara pothuajse çdo ditë janë të angazhuara në luftime me kryengritësit talibanë në Afganistanin Jugor.