LONDËR

Ambasadori i Rusisë në Britani ka shprehur shqetësim për atë që ai e ka përshkruajtur si "rusofobi" në rritje. Në komentet e publikuara sot në Sunday Times, ambasadori Yury Fedotov thotë se Rusët po keqtrajtohen në Britani për shkak të stereotipeve të falsifikuara se të gjithë rusët janë domosdoshmërisht të lidhur me mafinë. Sipas zotit Fedotov, kjo çon në problemet që mund të sillen prej diskrimiminit në shitore dhe në restorante e deri te sulmet e dhunshme. Ai mëtutje tha se këtë çështje e ka ngritur edhe me zyrtarët e lartë britanikë.