UASHINGTON

Një grup i vogël i irakianëve do të lejohet të vendoset në Shtetet e Bashkuara. Departamenti amerikan i sigurisë së brendshme ka njoftuar se ka miratuar hyrjen për 59 vetë dhe se po shqyrtohen edhe kërkesat e më se 700 irakianëve. Gjatë muajit shkurt, administrata e presidentit Bush ishte kritikuar nga Kongresi se nga viti 2003 ka pranuar vetëm 466 refugjatë nga Iraku.