PARIS

Kandidati i djathtë Nicholas Sarkozy dhe socialistja Segolene Royale do të përballen më 6 maj në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Francë. Dalja në zgjedhjet e djeshme ishte rreth 84 %, ndërsa 52 vjeçari Sarkozy prin me 31.1 %.
"Sonte populli i Francës u shpreh për qartësi. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është fitore për demokracinë tonë. Me zgjedhjen time në vend të parë dhe zonjës Royale në të dytin, francezët treguan qartë se duan t'i japin fund debatit se në cilin drejtim duan të shkojë Franca", tha Sarkozy.
53 vjeçarja Royale, e cila është kandidatja e parë grua për president, fitoi 25.8 % të votave.
I treti u radhit Francois Bayrou me 18.5 %, ndërsa Jean-Marie Le Pen fitoi 10.5 % të votave.