Zijadin Gashi
Përfaqësuesit e Internacionales Socialiste të rajonit kanë prezantuar sot pikëpamjet e tyre për statusin e Kosovës, gjatë një vizite në Prishtinë. Kryeministri i Bullgarisë, Sergey Stanishev, i cili kryesonte delegacionin në përbërje të të cilit ishin edhe lideri i opozitës greke, PASOK, George Papandreu, dhe lideri i Partisë Social-Demokratike të Rumanisë, Mircea Geoana, pas takimeve me zëvendësshefin e Misioinit të Kombeve të Bashkuara dhe përfaqësuesit kosovarë, tha se për Kosovën po vjen një moment i ri, ai i zgjidhjes së statusit të saj. Përfaqësuesit e partive të majta nga rajoni thanë po ashtu, se e përkrahin arritjen e një vendimi legjitim ndërkombëtar për statusin e Kosovës, bashkë me të gjitha garancat e nevojshme për implementimin e marrëveshjes. Kryeministri bullgar Stanishev tha se momenti i zgjidhjes së statusit të Kosovës, pa dyshim që do të shënojë fillimin e një periudhe të re për Kosovën. “Ajo që tash është esenciale për Kosovën në rend të parë, rajonin dhe Bashkimin Evropian, është të kemi rezolutën e Këshillit të Sigurimit, ngase vendimet e njëanshme mund të jenë shumë të rrezikshme”, theksoi kryeministri bullgar. Ai tha se vendet e rajonit janë një familje e përbashkët, që duan të kenë perspektivë evropiane. Ndërkaq, përfaqësuesi i PASOK-ut, Papandreu, ka thënë se dëshiron, që Ballkani Perëndimor ta ketë të qartë të ardhmen e vet në Evropë. Kurse për statusin e Kosovës, tha se preferonte një zgjidhje të pranueshme, që del si rezultat i negociatave ndërmjet palëve në bisedime. “Ne favorizojmë Kombet e Bashkuara, si një trup që duhet të sjellë vendime”, u shpreh Papandreu. Ai tha se tash duhet të pritet e të shihet, se çfarë do të vijë nga rezoluta e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që do të unifikojë mendimin botëror për statusin e Kosovës. Internacionalja Socialiste, shtoi ai, mbështet krijimin e qeverisjeve në rajon, të cilat do të bashkëpunojnë dhe do të punojnë për të ardhmen evropiane të rajonit. Ndërkaq, Mirca Joana, tha se Kosova është rast i veçantë dhe se Rusia, sipas tij, nuk ka të drejtë të mendojë që Kosova mund të krahasohet me ish-republikat sovjetike, sepse kjo nuk është e njëjtë. Ndërkohë, kryeministri Agim Çeku, tha se pakoja e Ahtisaarit ka mbështetjen e shumicës së vendeve në botë. Ndërsa ky propozim, sipas tij, kundërshtohet vetëm nga një numër i vogël i vendeve. Ai u ka thënë përfaqësuesve të rajonit, se nuk pret që në fund Rusia ta përdorë të drejtën e vetos për nxjerrjen e rezolutës së re për Kosovën në Këshillin e Sigurimit. “Të gjithë e dimë, dhe optimistët më të mëdhenj e dinë, se nuk është pritur që Serbia të pajtohet më pavarësinë e Kosovës. Nuk ka mbetur asnjë shans, dhe nuk ka asgjë që mund ta shtyjë, asnjë shtyrje, asnjë vonesë, asnjë rishikim, nuk mund ta shtyjë Serbinë që të pajtohet më pavarësinë e Kosovës. Duke e ditur se pavarësia e Kosovës nuk ka asnjë alternativë tjetër, atëherë mendojmë që vërtet ky propozim është përfundimtar dhe duhet ta mbështesin të gjithë”, theksoi Çeku. Në anën tjetër, lideri i partisë më të madhe opozitare, Hashim Thaçi, tha se e çmon lart përparimin, që ka bërë politika e rajonit në trajtimin e çështjes së Kosovës. Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës kërkoi nga partitë e majta të rajonit, që të mbështesin Kosovën në zgjidhjen e statusit të saj. “Çështja e Kosovës dhe të gjithë këta përfaqësues e lidershipe të njohur të rajonit, por edhe të Evropës, të ndikojnë për të ardhmen demokratike, stabile e paqësore të Kosovës e rajonit, për të ardhmen tonë të përbashkët, për Kosovën me të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët e saj. Kështu që, unë kam kërkuar një mbështetje edhe më të fuqishme dhe besoj se, në këtë drejtim, do ta kemi përkrahjen e plotë”, tha Hashim Thaçi. Para se të vizitojnë Prishtinën, përfaqësuesit e Internacionales Socialiste kanë qëndruar në Beograd, ku janë pritur nga autoritetet e larta serbe.