UASHINGTON

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert Gates tha sot se është shumë herët për të ditur se si po ndikon dërgimi i mijëra trupave ushtarake shtesë në zvogëlimin e dhunës sektare në Irak. Duke folur në televizionin amerikan CBS, Gates tha se komandanti në Irak, gjenerali David Petraeus, ka vlerësuar se gjatë verës do të vërtetohet nëse operacioni ishte i suksesshëm.
Shtetet e Bashkuara po dërgojnë rreth 25 mijë trupa shtesë për të kontrolluar dhunën në Irak.