BRUKSEL

Liderët serbë pritet të marrin pjesë në konsultimet për statusin e Kosovës në Vjenë nga fundi i muajit, e transmeton AFP shefin për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Javier Solana.
"Kam shpresë të fuqishme se sot presidenti serb Boris Tadiq do të jetë në kontakt me Martti Ahtisaarin dhe do t'i thotë se ata janë të gatshëm të marrin pjesë në konsultimet intenzive në Vjenë", ka thënë Solana gjatë kthimit nga Beogradi.
Liderët serbë "janë të gatshëm të shkojnë. Ata nuk do të jenë atje më 13 shkurt, por do të jenë të gatshëm disa ditë më vonë, disa ditë e jo javë", tha Solana.
Ndërkohë zyra e UNOSEK-ut tha se nuk ka marrë ndonjë kërkesë zyrtare nga Beogradi për shtyrjen e datës së konsultimeve në Vjenë.