Integrimi evropian është togfjalëshi që përdoret më së shumti nga politikanët kosovarë, të cilët për mosafrim drejt BE-së i hedhin fajin po BE-së, për shkak të problemeve politike me pesë vendet që nuk e njohin Kosovën. Por, sa ka bërë Kosova në aspektin teknik - që ajo t’i ngjajë një vendi evropian?
Kosovë evropiane, të rinjtë evropianë të Kosovës, Kosova pjesë e BE-së.
Këto dhe deklarata të tjera në të njëjtën frymë, dëgjohen pothuaj çdo ditë në fjalorin e politikanëve që udhëheqin shtetin më të ri në Evropë. Por, dëshira për të qenë evropianë dallon nga realiteti në terren.
Kosova vazhdon të jetë shteti më i varfër në Evropë, me papunësinë më të madhe, zhvillimin më të vogël dhe infrastrukturën e dobët.
Në Ditën e Tokës nga vetë ministri kosovar i Ambientit, u tha se është vendi me ndotjen më të madhe në Evropë. Autoritetet kosovare e dinë, se pa kapërcimin e këtyre problemeve, integrimi është i vështirë.
Ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku, thotë se përmirësimet bëhen gjatë rrugës së integrimeve.
“Integrimi evropian nuk është akt, është proces, dhe shumica e avancimeve, qoftë në infrastrukturë, qoftë shëndetësi e arsim, bëhen përgjatë procesit të integrimit evropian përmes fondeve të dhëna nga BE-ja”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Vlora Çitaku.
Megjithëse përmenden shpeshherë problemet politike, si ato me Serbinë, apo mosnjohja e Kosovës nga pesë shtetet e BE-së, njohësit e integrimeve evropiane thonë se autoritetet mund ta përmirësojnë gjendjen në terren - aty ku nuk ka ndikim politika.
Arban Abrashi, ish-zëvendësministër i Integrimeve, tani konsulent për integrimet evropiane, thotë se edhe nga aspekti teknik, Kosova është larg BE-së.
“Procesi i integrimeve vlerësohet si proces miks, mes politik dhe teknik. Veprimet politike kanë ndikim në proceset teknike, por nëse fokusohemi në ato teknike, mund të themi se Kosova ende është larg integrimeve evropiane sa i përket proceseve teknike dhe ekonomike”.
“Një prej arsyeve kryesore pse shtetet, apo BE-ja përgatit shtetet për t’u integruar, është që ato të jenë në gjendje të jenë kompetitive, të përafërta me zhvillimin e shteteve. Kjo ka të bëjë, si me politikat ekonomike, ashtu edhe me politikat rajonale”.
“Sa i përket këtyre dyjave, Kosova qëndron mbrapa dhe i duhet shumë punë për integrim, avancim e zhvillim që të jetë e barabartë, apo e përafërt me shtetet evropiane në mënyrë që të integrohet”, thekson për Radion Evropa e Lirë, Arban Abrashi.
Kosova është vlerësuar nga Komisioni Evropian për legjislacionin, të cilin në masë të madhe e ka në përputhje me standardet evropiane, por çalon në zbatimin e plotë të ligjeve.
“Thembër Akili” vazhdon të mbetet sundimi i ligjit, ndërkohë që për këtë nuk është pa faj edhe EULEX-i, i cili vlerësohet se nuk përmbushi ende misionin, për të cilin erdhi në Kosovë - shtrirja si dhe forcimi i rendit e ligjit.
Problemi i Kosovës, në rrugën e integrimeve, sipas Abrashit, është se, as Kosova, e as Bashkimi Evropian nuk kanë një agjendë të qartë.
“Ne kemi hyrë në njëfarë rrethi ku e akuzojmë njëri-tjetrin për moskryerjen e detyrave. Por, në fakt, ajo që po shoh unë është që, si në anën e BE-së, si në anën e Kosovës nuk ka agjendë të qartë për integrim dhe zhvillim, për arritjen e këtyre standardeve që Kosova të jetë pjesë e familjes evropiane”.
“Në fakt, kërkesat e BE-së ndaj Kosovës janë shumë politike, hiq disa teknike, por prapë ato në fund të ditës po ndërlidhen me kërkesa politike, për shembull riatdhesimi, CEFTA, nismat rajonale, preferencat tregtare. Krejt këto janë pengesa teknike-politike, të cilat në fund po i paguajmë ne si qytetarë të Kosovës”, vlerëson Abrashi.
Në Qeveri ka optimizëm. Ministrja Vlora Çitaku në krahasimet me vendet e rajonit, Kosovën e sheh si të barabartë. Çitaku thotë se Kosovës i duhet shumë punë për të bërë, edhe në aspektin teknik, por, sipas saj, e rëndësishme është aspirata evropiane e shtetit të ri.
“Për ne, procesi i integrimit evropian është po aq i rëndësishëm sa akti i anëtarësimit. Ne jemi të gatshëm që të hyjmë në këtë proces; Kosova tashmë ka përmbushur shumë kritere dhe nuk duhet ta reduktojë idenë e Evropës në atë të liberalizimit të vizave”.
“Evropa nënkupton shumë më shumë dhe në të gjitha sferat ne jemi të gatshëm që të hyjmë në marrëdhëniet kontraktuale, qoftë për dialogun për vizat, qoftë për marrëdhëniet tregtare e kështu me radhë”, shpjegon Çitaku.
Në raportin e vitit të kaluar të Progresit të Komisionit Evropian, Kosova pati marrë vërejtje serioze në fushën e kritereve politike, për siç thuhej mungesën e gatishmërisë së duhur për ta luftuar korrupsionin, luftës kundër krimit të organizuar, ndikimin politik në emërimin e gjykatësve dhe mungesën e lirisë së shprehjes.
Por, mangësi qenë vënë në pah edhe në fushat tjera teknike. Nga vlerësimet në terren të Komisionit Evropian, e të grumbulluara në Raportin vjetor të Progresit, del se pothuaj secili sektor ka nevojë për standardizim me normat dhe kriteret e BE-së, qoftë në letra, qoftë në praktikë.
Lexoni edhe këto:
Kosova nuk dëshiron të mbetet e izoluar
Politika e jashtme, e ndarë në 6 shtylla

Ne kemi hyrë në njëfarë rrethi ku e akuzojmë njëri-tjetrin për moskryerjen e detyrave...

Ne jemi të gatshëm që të hyjmë në këtë proces; Kosova tashmë ka përmbushur shumë kritere dhe nuk duhet ta reduktojë idenë e Evropës në atë të liberalizimit të vizave.