Në muajt e parë të vitit, në përpjekje për të mbështetur kryengritjet prodemokratike në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore, Departamenti amerikan i Shtetit shpalli se do ta zgjerojë praninë e vet në gjuhët e huaja në rrjetin social Twitter.
Departamenti tash komunikon në nëntë gjuhë, përfshirë arabisht, persisht dhe rusisht.
Deri tash duket se shumica e teksteve kanë qenë deklarata zyrtare apo prononcime publike. A paraqet kjo përdorim të plotë të potencialit të rrjeteve sociale, apo bëhet vetëm sa për të qenë në hap me kohën?
Klej Shirki mendon se çështja është më e thellë.
“Departamenti i Shtetit nuk mund t’i bëjë gjërat sa ‘për sy e faqe’. Megjithëse Twitter-i mund të përdoret në mënyra të ndryshme, politika e jashtme është gjëja e vetme që vështirë menaxhohet në një qeveri demokratike, të paktën nëse jeni në Shtetet e Bashkuara, sepse ne kemi dy përkushtime thellësisht kundërthënëse”.
“E para, kujdesemi për demokracinë. Ne jemi demokraci dhe duam t’i shohim edhe vendet tjera në botë të jenë demokratike, në mos për tjetër, atëherë sepse kjo na bën më të sigurt”.
“E dyta, duhet të kemi marrëdhënie dypalëshe me çdo vend në tokë. Kësisoj, duhet të ruajmë një shkallë të raporteve të përzemërta me vendet që nuk janë demokratike. Pra, mënyra se si Departamenti i Shtetit e përdor Twitter-in tregon qartë se nuk mund t’ia themi secilit gjërat e njëjta”, pohon Shirki.
Eksperti amerikan e ilustron këtë me shembujt nga trazirat e fundit në Egjipt dhe Tunizi.
“Në ditët kur ish-zëdhënësi Filip Krouli ishte i punësuar në Departamentin e Shtetit, ai ua thoshte gjërat me nuanca aleatëve tanë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore. Ky ishte rasti gjatë revolucioneve në Tunizi dhe Egjipt. Ish-presidenti Mubarak pati premtuar me gjysmë gojë disa reforma të pakuptimta dhe Krouli doli e tha:’Tash Mubaraku duhet t’i mbështesë fjalët e tij me vepra të fuqishme’".
“Pra, mendoj se ajo që po e bënte Krouli ishte se ai komunikonte me aleatët tanë tjerë në rajon. Ky ishte një komunikim i nuancuar, që njerëzit në Egjipt dhe Tunizi e kuptonin dhe bënte që Shtetet e Bashkuara të duken qesharake”, thotë Shirki.
Përveç nismave në Twitter, Departamenti i Shtetit po bën mjaft përpjekje prapa skenave edhe për lirinë e internetit.
Në fjalimin e dytë vjetor më 15 shkurt, Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton, pati thënë se departamenti do të ndajë miliona dollarë për të ndihmuar aktivistët në internet, që përpiqen të shmangin censorët e qeverisë.
Por, Shirki nuk mendon se Uashingtoni ka qenë efektiv në këtë drejtim.
“Gjithçka filloi me disa katastrofa në internet, nga të cilat Haystack ishte më e madhja. Ajo ishte dizejnuar që t’u ndihmojë disidentëve iranianë, që të shmangin censurën nga regjimi i Ahmadinexhadit. Por, ajo nuk funksionoi, madje edhe i ekspozoi disidentët e vërtetë që përpiqeshin të ndihmojnë, duke rrezikuar zbulimin dhe arrestimin. Pra, thënë shkurt, ishte katastrofike”.
“Nga ana tjetër, Sekretarja e Shtetit, Klinton, jo vetëm që është e zgjuar, por ajo edhe mëson nga gabimet, ndaj mendoj se diçka e ngjashme nuk do të ndodhë. Unë jam optimist për modelet që e luftojnë censurën, por nuk besoj se qasja tek informatat është çështja kryesore. Mendoj se gjëja më e vlefshme është ajo për të cilën ia vlen të luftosh”, thotë Shirki.
Në janar, shumica u zunë në befasi kur regjimi i Mubarakut në Egjipt ia doli të bllokojë internetin në mbarë vendin. Kur e pa se as kjo nuk i pengoi njerëzit të dalin në rrugë, atëherë regjimi u përpoq të arrijë qëllimin e njëjtë përmes rrjeteve sociale. As kjo nuk funksionoi.
A pret Klej Shirki që edhe udhëheqësit tjerë autoritarë të bllokojnë internetin, apo përvoja me Mubarakun e përjashton këtë mundësi?
“Në pyetjen nëse strategjia e njëjtë do të përdoret përsëri, përgjigjja kuptohet që është po, sepse është një hap i dëshpëruar në kohë të dëshpëruara, i cili bëhet nga njerëz të dëshpëruar. Pra, sado që nuk ishte efektive strategjia në Egjipt, vendet nuk kanë shumë mundësi tjera. Kjo quhet ‘dilema konservatore’, e ndonjëherë ‘dilema e diktatorit’”.
“E para që bëhet është mbyllja e internetit. Pastaj, dikatatori i kthehet propagandës, por propaganda nuk funksionon, sepse ai nuk e zotëron më hapësirën. Kështu që mendoj se mbyllja e internetit mund të bëhet në mënyrë selektive, në lagje, qytet apo rajon”.
“Censura është vetëm njëra nga dy dilemat që e kanë diktatorët për rrjedhën e informatave në vendin e tyre, prandaj do të shohim investime të mëdha jo vetëm në censurë, por edhe në teknologjitë e propagandës”, përfundon Klej Shirki. (v.p.)
Lexoni edhe këtë:
"Lufta" amerikane në Twitter e Facebook