Kamatat e kredive në sistemin bankar vazhdojnë të vështirësojnë veprimtarinë e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë, thonë përfaqësues të bizneseve dhe ekspertë për çështje ekonomike. Normat e interesit për kredi, sipas tyre, shkojnë deri në 18 për qind.
Normat e larta të kredive në sistemin bankar në Kosovë po ngufatin zhvillimin e veprimtarive të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, thonë përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe njohës të çështjeve ekonomike.
Sipas tyre, në ekonominë e tregut sektori privat është një ndër sektorët kryesorë që ndihmon rritjen e punësimit, përmirëson prodhimtarinë, ndërsa luan një rol vendimtar në rimëkëmbjen dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
Por, përveç rritjes së numrit të ndërmarrjeve, ky sektor nuk po arrin të tregojë rezultate të dukshme, thotë Agim Shahini, përfaqësues i bizneseve në vend. Shumica e këtyre të fundit, për të zhvilluar veprimtarinë e tyre, duhet të marrin kredi nëpër bankat komerciale, shton Shahini.
“Bizneset në Kosovë janë duke përjetuar çaste të rënda për tejkalimin e krizave, që kanë lidhje me financa. Interesi (për kredi) shkon deri në 18 për qind. Me këtë interes asnjë biznes në Kosovë nuk mund të jetë konkurrent me produktin dhe shërbimin e vet”, thotë Shahini.
Sipas statistikave të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, deri në fund të muajit shkurt të këtij viti, totali i kredive që bizneset kanë në bankat komerciale është 1 miliard e 484 milionë euro.
Normat e interesit për kredi nëpër banka, sipas ekspertëve, sillen deri në 18 për qind. Këto kamata ulin mundësinë e bizneseve për krijimin e vendeve të reja të punës, zgjerimin e kapaciteteve me teknologji të reja, thotë Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit.
“Po të ishte interesi më i ulët, ashtu siç është në shumë vende për investime kapitale, për investime më afatgjate, mundësia për zhvillimin e biznesit, mundësia për hapjen e vendeve të reja të punës, por edhe mundësia për rritje ekonomike, do të ishin shumë më të mëdha”, shpreh bindjen Shahini.
Eksperti për çështje ekonomike, Bedri Selmani, thotë se kamatat e kredive janë më të larta se fitimi që realizojnë ndërmarrjet. Për të dalë nga kjo gjendje, Selmani propozon krijimin e një banke kosovare për zhvillim dhe rindërtim.
“...vendet përreth e kanë bërë. Kjo do t’i stabilizonte dhe t’iu krijonte mundësi sektorëve të caktuar, që do të kishin përparësinë kryesore në krijimin e mallrave, që do të shërbenin për eksport, pasi problemin kryesor e kemi tek importi dhe krijimi i vendeve të reja të punës”, thotë Selmani.
Ai shton se autoritetet kompetente duhet të gjejnë forma stimuluese për përmirësimin e imazhit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në Kosovë.