Gotovina dënohet 24 vjet burg


Tribunali për Krime të Luftës në ish Jugosllavi e ka shpallur fajtor ish gjeneralin kroat Ante Gotovina për krime kundër njerëzimit.

Trubunali e dënoi Gotovinën me 24 vjet burg për orkestrimin e fushatës së vrasjeve dhe plaçkitjeve për dëbimin e rreth 200 mijë serbë nga rajoni kroat i Krajinës në vitin 1995.

Gotovina u shpall fajtor për orkestrimin e vrasjes së dhjetra njerëzve, si dhe bombardimin e disa fshatrave dhe qyteteve në Krajinë gjatë luftës në Kroaci.

Ish gjenerali kroat nuk është deklaruar fajtor.

Gjykata poashtu e shpalli fajtor edhe gjeneralin e dytë Mladen Markaç, të cilin e dënoi me 18 vjet burg.

I akuzuari i tretë, Ivan Çermak, u shfajësua nga të gjitha akuzat.