Në Bruksel përfundoi konferenca “Ballkani Perëndimor drejt një Evrope më të integruar”, që u organizua nga kryetari i Parlamentit Evropian, Jirzhi Busek, dhe nga Parlamenti i Hungarisë, vendit kryesues të BE-së.
Në takim morën pjesë deputetë të kuvendeve të Ballkanit. Kosovën e përfaqësoi kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ndërsa Serbia e bojkotoi takimin për shkak të pjesëmarrjes së Kosovës.
Kryetari i Parlamentit të Hungarisë ka shprehur keqardhje për bojkotin nga Serbia, duke thënë se “Serbia duket të ketë problem me vetveten, sepse ajo nuk po e kupton nëse është ajo vetë që dëshiron t’i bashkëngjitet Bashkimit Evropian apo duhet ky i fundit t’i bashkohet Serbisë”.
Ai ka thënë se Kosova ka të drejtë të marrë pjesë në takime të tilla, sepse Kosova, për shkak të mosnjohjes nga pesë vendet anëtare, nuk ka kontakte institucionale me BE-në. Prandaj, sipas tij, Serbia nuk ka arsye të bojkotojë takime të tilla për shkak të Kosovës.
Edhe kryetari i Qeverisë së Hungarisë, Viktor Orban, që është kryesues i radhës i Këshillit të BE-së, ka thënë se pa njohjen nga pesë vendet anëtare, Kosova nuk mund të ketë raporte kontraktuale me Bashkimin Evropian dhe kjo është e qartë.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, që ka marrë pjesë po ashtu në këtë takim, ka thënë se Kosova pret që pesë vendet që nuk e kanë njohur deri më tani, ta njohin sa më parë pavarësinë e saj, sepse, në të kundërtën, Kosova do të vazhdojë të mbetet peng i mosnjohjes dhe të ngecë në krahasim me vendet fqinje.
Krasniqi ka thënë se Kosova nuk dëshiron të mbetet e izoluar në Ballkan, ndërsa dëshiron që sa më parë të nisë procesin e dialogut të vizave.
Këtë e dëshirojmë jo si dhuratë, por për shkak se i përmbushim dhe dëshirojmë t’i përmbushim të gjitha kushtet për heqjen e vizave, ka thënë Krasniqi.
Në takimin e së enjtes ka marrë pjesë edhe kryetari i Komisionit Evropian, Hose Manule Baroso. Ai ka thënë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor kanë një perspektivë të qartë të integrimit në BE, porse ato duhet t’i përmbushin kushtet.